Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tiranë/ Shpërndanin drogë, arrestohet pronari dhe banakieri i një lokali

Tiranë/ Shpërndanin drogë, arrestohet pronari dhe banakieri i
Pronari dhe banakieri i një lokali në Tiranë janë arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike

Të arrestuar janë; B. B., 42 vjeç, banues në Tiranë (pronari i lokalit) dhe A. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për dhunë në familje (kamerieri i lokalit).

Shërbimet e policisë gjetën në ambjentet e brendshme të lokalit lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të futur në qese plastike dhe në dy kavanoza qelqi.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 736.4 gram lëndë e dyshuar narkotike kanabis, grirëse metalike dhe dy aparate celularë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim./E.B-dritare.net