Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ti u rrite, u bëre burrë! Ja urimi i veçantë i Monikës për të birin!

Ti u rrite, u bëre burrë! Ja urimi i veçantë i
Ditën e sotme, djali i presidentit të Shqipërisë, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit feston datëlindjen e tij të 18-të. Mamaja e tij, njëkohësisht edhe kryetarja e LSI-së i ka bërë një dedikim shumë të bukur në rrjetet sociale.

Dedikimi:

“Urime Besar, sot fitove pavarësinë, do jesh i lumtur sepse tashmë je 18 vjec! ???

Por si dita jote e parë ku sipas ligjit quhesh i rritur po të them se për mua edhe kur të jesh gjysh, nga qielli lart do të të ndjek me syrin dhe merakun e nënës. Ti u bëre burrë tashmë, por burrëria nuk matet as me forcë, as me para, por me dije dhe dashurinë që do iu falësh njerëzve.

Prandaj “i bukri i dheut”, si të thotë nëna, lufto që bukuria jote shpirtërore të jetë dominante te ty. Lufto për të bërë mirë në këtë botë sepse Zoti kurrë nuk do të harrojë. Qofsh i lumtur dhe mos ndalo ec , vrapo, fluturo sepse këto vite nuk kthehen pas.

Te dua Besar! ❤.”/K.C/dritare.net

Besi