Thirrën në interpelancë ministrin Ahmetaj, merr zgjidhje problemi i ish-të përndjekurve që punuan në miniera

Ish-të përndjekurit të cilët kanë punuar në miniera, kanë thirrur para një muaj në  interpelancë ministrin e Financave Arben Ahmetaj.

Ish-të përndjekurit minatorë kanë thirrur në interpelancë ministrin, përmes platformës “Shqipëriaqëduam.al”  dhe kanë kërkuar që të shpërblehen për kohën e punës njësoj si paga e minatorëve.

Ditën e sotme, në Mbledhjen e Qeverisë, u miratua projektligji që do të bëjë të mundur njohjen e kohës së punës në miniera për efekt pensioni.

Mbi bazën e këtij vendimi, të gjithë ata që gjatë kohës së burgimit kanë kryer punë të rëndë në nëntokë, do të shpërblehen për kohën e punës njësoj si paga e minatorëve.

Një vendim i tillë do të ketë një efekt të menjëhershëm, në përmirësimin e pensioneve të kësaj kategorie.

Njëkohësisht, projektligji i miratuar ditën e sotme i jep kësaj kategorie një tjetër të drejtë, pasi koha e shpenzuar në minierë njihet sa dyfishi i kohës së qëndrimit në burgje.

LEXO DHE :  Orinda Huta i rikthehet muzikës, bashkëpunim me kantautorin e njohur

Një vendim i tillë do të sjellë gjithashtu efekte mbi dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve për kohën e burgimit të padrejtë në periudhën e komunizmit.

E thënë ndryshe, nëse një person ka kryer pesë vite punë në minierë gjatë burgimit, ai do të dëmshpërblehet jo më për pesë, por për dhjetë vite burgim.

Për personat që nuk janë në jetë, përfitues do të jenë trashëgimtarët e tyre ligjorë.

Projektligji do të fitojë efekt të plotë brenda disa javësh, pas miratimit të tij në Kuvend.

Platforma “Shqiëpriaqëduam.al” është një risi e qeverisë, përmes së cilës, kushdo mund t’i drejtohet drejtpërdrejt qeverisë për problemin që ka./ I.M-Dritare.net

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.