Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tha se Albin Kurti është takuar dy herë me Thaçin/ Vetëvendosje: Baton Haxhiu po gënjen

Tha se Albin Kurti është takuar dy herë me Thaçin/

Gazetari dhe analisti nga Kosova Baton Haxhiu ka thënë ditën e sotme se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti është takuar dy herë në fshehtësi me Presidentin Hashim Thaçi.

Në lidhje me këto lajme, ka reguar edhe zyra për shtyp e lëvizjes Vetëvendosje, e cila shprehet se Presidenti Thaçi mund ta ketë angazhuar Haxhiun ‘që ta nxjerrë prej situatës’, ndërsa ka akuzuar gazetarin për mashtrim.

“Baton Haxhiu po rren dhe kjo s’përbën lajm. Presidentit më në fund po ia shpjegojnë rolin e vet, që është ceremonial e formal. I zënë ngushtë në këtë pasivitet të sapozbuluar, ka mundësi t’i ketë dërguar letër Baton Haxhiut e t’i ketë kërkuar ta nxjerrë nga situata. Ky i fundit i gatshëm është të gënjejë, në ndihmë të presidentit e kundër Vetëvendosjes. Por dhe ky është provuar që është i pafuqishëm, përballë vendosmërisë për ndryshim”, ka thënë Arlind Manxhuka nga zyra për Media e VV’së, për “Gazetën express”./ I.M-Dritare.net