Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tërmeti/ 672 objekte janë dëmtuar

Tërmeti/ 672 objekte janë dëmtuar
Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko ka deklaruar se nga të dhënat zyrtare deri më tani janë dëmtuar nga tërmeti 672 objekte në Tiranë dhe Durrës.

“Nga verifikimet në sistemin TIMS portal të sallës së komandimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, e cila mbledh edhe gjithë informacionin bazë nga telefonatat e ardhura nga qytetarët në numrin 112, informacioni më i fundit nga ana e Policisë i është ardhur në ndihmë 2300 qytetarëve”-tha Kuko në “Report tv”

“Lidhur me rrethin e Tiranës janë evidentuar 512 banesa, 59 njoftime për pallate, 18 lokale dhe një magazinë. Për qytetin e Kavajës kemi 75 njoftime, të cilat kanë qenë banesa, 5 pallate, një magazinë dhe një shkollë në Rrogozhinë. Në total kemi 672 objekte të deklaruara si të dëmtuara, lidhur me klasifikimin e dëmit të tyre kjo ngelet për t’u vlerësuar në një proces tjetër nga ekipet e vlerësimet”, – nënvizoi Kuko. në qendra shëndetësore dhe spitale kanë shkuar gjithsej 90 qytetarë, ku në spitalin e Traumës në Tiranë kanë shkuar 78 qytetarë, nga të cilët 70 janë mjekuar e 2 ndodhen duke u mjekuar dhe 6 të tjerë janë shtruar për të marrë mjekim”.-tha Kuko./ I.M-Dritare.net