
Tërbohet Erdogan, i telefonon Ramës për marrëveshjen e detit
Dritare.net

Turqia i njeh vetëm 6 milje të drejtë ujërash territoriale në pjesën ku ishujt grekë shohin Turqinë. Greqia e ka shtyrë deri në 10 milje, çka nuk njihet as nga shtetet e tjera. Por precedenti shqiptar trazon ujërat. Kur mësoi për këtë lajm Erdogan telefonoi kryeministrin Rama. Ja biseda e tyre e tensionuar:
Rama: Merhaba kardhash. Si të kam? Më bëhet qejfi që të dëgjova.
Erdogan: Leri këto me mua se nuk jam Mogherini. Çfarë ishte ajo marrëveshja që njihje 12 milje hapësirën detare greke? E di ti që kjo na prek ne?
Rama: Ça thu mor burrë? Po pse kështu?
Erdogan: Ore i i lexon letrat që të sjellin apo jo?
Rama: Me thënë të drejtën, jo. Vetëm i pikturoj dhe hap ekspozita me ato? Ja po kontrolloj një herë mos i kam nëpër mure!
Erdogan: Mos është nga pikturat që janë shitur?
Rama: Pa frikë, se nuk kam shitur asnjë. Popull injorant. Për Krisht që nuk e gjej. Se jam katolik unë.
Erdogan: E di ti që kjo do të thotë luftë?
Rama: Nuk kanë lindur akoma ata burra që të trembin shqiptarët.
Erdogan: Nuk e kam me ty. E kam për luftë me Greqinë.
Rama: Po pse prish qejf or burrë? Si ta rregulloj unë me ty? Do të jap leje për një xhami tjetër në Tiranë?
Erdogan: Këto janë interesat e Turqisë që nuk negociohen.
Rama: Po ku ka gjë që nuk negociohet. Ja po i them atij Klodit të Spitalit Amerikan që mos t'i çojë më pare Gylenit. Le që ku merr më pare Gyleni qyshse i kam hyrë unë në pjesë. Apo do ndonjë leje pallati në Tiranë?
Erdogan: Kë ke ministër të jashtëm?
Rama: Një minutë të kujtohem... Gjiknurin,...jo, Bushatin.
Erdogan: E dua nesër në Ankara të më sqarojë.
Rama: Aman or burrë, ai bën ça i them unë, dhe unë nuk e kam pasur mendjen kur i thashë bëje. Tani do që të them unë se 12 milje e ka edhe Turqia të drejtën e ujrave territoriale?
Erdogan: Paske lajthitur. Pse ty do të marr dorën unë? Hajt se do ta shohim.
Rama: Sa sedërli je mor burrë, unë ça nuk i kam thënë amerikanëve dhe ata prapë mbajnë ambasadë këtu. Nejse, flasim prapë nesër kur të kenë rënë nervat se qenke tym sot. Natën kardhash./dritare.net

















