Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tentuan të bllokonin eskortën e Ramës, shoqërohen në polici 11 persona

Tentuan të bllokonin eskortën e Ramës, shoqërohen në
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim ditën e sotme në Elbasan. Por përpara se të mbërrinte në qytet, eskortës së tij ia bllokuan rrugën një grup protestuesish dhe mbështetës të opozitës.

Ka pasur përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, pasi këta të fundit nuk donin të lejonin kryeministrin të shkonte në Elbasan.

Eskorta ka kaluar, dhe në atë moment është qëlluar me gurë. Pas kësaj ngjarje, policia ka shoqëruar në polici 11 persona./E.B-dritare.net