Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tensionet arrijnë kulmin/ Irani konfiskon anijen angleze me 23 persona në bord

Tensionet arrijnë kulmin/ Irani konfiskon anijen angleze me 23 persona
Garda Revolucionare e Iranit e cila është shpallur organizatë terroriste pak javë më parë nga SHBA, ka bërë provokimin e radhës, duke bërë që tensionet mes Teheranit dhe perëndimit të arrijnë kulmet.

Mediat iraniane dhe qeveria atje kanë thënë se Garda ka konfiskuar një anije me naftë, e cila mbante flamurin e Britanisë së madhe, shkruan Dritare.net

Pronarët e anijes, e cila ishte nisur për në Arabinë Saudite kanë thënë se nuk kanë qenë në gjendje të kontaktojnë me anijen, ndërsa ajo është drejtuar në veri nga Irani.

Kompania ka thënë se anija ka 23 persona në bord./ I.M-Dritare.net