
Të gjithë në plazh, moti sot do të jetë perfekt
E Shtunë 8 Qershor 2019, 07:07
Dritare.net

Ditën e sotme në të gjithë vendin do të ketë kohë të bukur me diell dhe nuk priten reshje shiu, ndërkohë temperaturat në vendet e ulëta do të shkojnë nga 17 në 32 gradë celcius, në vendet malore 12-28 gradë celcius dhe në bregdet nga 18 në 32 gradë celcius.
Era do të fryjë e lehtë, por deri mesatare në bregdet dhe në terrenet malore.
Gjithashtu edhe dita e nesërme do të jete perfekte për plazh, pasi temperaturat në të gjithë vendin do të rriten dhe në bregdet do të shkojnë deri në 36 gradë celsius./e.k-Dritare.net

















