Na ndiqni edhe në

Te gjitha

Në 2012 prishën TEC-in e Fierit, të vetmen mundësi për të marrë gaz nga TAP

Në 2012 prishën TEC-in e Fierit, të vetmen mundësi për

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në “Dritare TV”, ish-zv.ministri i Energjetikës i qeverisë Nano në vitet 2003-2005 Pajtim Bello ka folur për marrëveshjen e Shqipërisë për gazsjellësin e TAP, ku Shqipëria nuk përfiton as gaz dhe as transit fees. Bello shprehet se nga papërgjegjshmëria e qeverisë në vitin 2012 çoi në demontimin e TEC-it të Fierit, që ishte e vetmja mundësi për të marrë gaz nga TAP.

“Ka papërgjegjshmëri qeverisjes. Në momentin që po bëheshin procedurat për TAP-in dhe që do kalonte gazi në Shqipëri me TAP-in të tërë e dinin. Nga viti 2011 deri në 2013 qeveria e kohës bëri vendime për të demontuar TEC-in e Fierit, që mund të ishte një konsumator. TEC-i Fierit u demontua në vitin 2012, një papërgjegjshmëri politike dhe askush s’ka pasur në rend dite që të marrim gazin dhe të vëmë TEC-in e Fierit në punë, por donin të prishin TEC-in dhe të shisnin ca hekurishte. Ne nuk kemi gaz tani sepse nuk kemi ngritur një infrastrukturë të gazit. TEC i Fierit ka pasur një bllok me gaz, mund të donte pak rehabilitim, ishte në këmbë, ishte në infrastrukturë energjetike. TEC u prish nga papërgjegjshmëria politike se është i vjetër, kurse ai ishte një TEC që ishte në punë. Atëherë u prish edhe azotiku i Fierit. Po të kishim TEC-in e Fierit dhe Azotikun do t’i vendosnim në punë me gaz. Tubacionet ku kalon TAP, TEC-i i Fierit sot mund të lidhej shumë lehtë dhe të merrte sasi gazi.”, u shpreh ish-zv.ministri i Energjetikës, Pajtim Bello./Dritare.net