Taulant Balla: Luli gëzon bashkë me ne, ne për fitoret ai për humbjet
Dritare.net
“Në gjithë këto 28 vite të ekzistencës së partisë më të madhe jo vetëm brenda Shqipërisë, por në të gjitha trojet shqiptare, qeverisja dhe kontributi i PS ka qenë pikësëpari përpjekja jonë për ta bërë Shqipërinë një shtet të fortë, me institucione të forta dhe me demokraci funksionale. Sa herë që PS ka marë detyrën për të qeverisur vendin e ka nisur nga një pikë tejet e vështirë. E ka marrë Shqipërinë nga një humnerë e lënë gjithmonë nga Saliu dhe e ka ngritur atë. Brenda 5 vite e gjysmë të qeverisjes sonë, ne jo vetëm morëm statusin e vendit kandidat, por PS sot teksa qeveris e vetme është në momentin e fillimeve të bisedimeve për anëtarësim në BE”, tha Balla.
Sipas Taulant Ballës, 28 vjetori i PS-së e gjen Shqipërinë në një moment të rëndësishëm që lidhet me zgjedhjet.
“Këto zgjedhje nuk janë si të tjerat, por janë më të rëndësishmet. Kush thotë që në këto zgjedhje nuk kemi kundërshtar e ka gabim. Kundërshtari ynë në këto zgjedhje janë ata kundërshtarë që nuk duan që në Shqipëri të ketë zgjedhje. Ne do ta kalojmë edhe këtë moment të rëndësishëm historik për vendin dhe deçiziv për mënyrën sesi do të duket Shqipëria pas 30 Qershorit. Sot është 12 qershor dhe PS mbush 28 vjet. Gjatë gjithë jetës politike të PS ajo që na ka karakterizuar ka qenë dëshira jonë për dialog konstruktiv dhe një qasje bashkëpunimi”, u shpreh Balla.
Gjithashtu, Seretari i Përgjithshëm i PS, gjatë fjalës së tij ka uruar edhe kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën për ditëlindjen.
“Sot nga kjo festë do doja ti uroja dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës gëzuar ditëlindjen. Është fati i tij i mirë apo fat i keq që sa herë ne gëzojmë duhet të gëzojë dhe ai. Ne gëzojmë për fitoret ai gëzon për humbjet”, u shpreh Balla./e.k-Dritare.net