
Tani duhet të kontrolloj himenin tuaj/ Një dëshmi tronditëse për testet e vajzave të virgjëra
Dritare.net

Nuk e kujton fytyrën e mjekut, por tavanin në zyrën e tij, e ka ende para syve.
"Ishte i mbuluar me pllaka", shprehet ajo. Një herë në vit, për dy minuta, më të gjata në histori, siç i përshkruan sot 37 vjeçarja, ajo e detyronte veten të mos i hiqte sytë nga ato pllaka, dhe të përqendrohej vetëm aty, për të shmangur dhimbjen pasi dëgjonte shprehjen e mjekut: Tani më duhet të kontrolloj himenin tuaj.
Që kur hyri në universitet, nuk e dinte se që kjo nuk ishte aspak normale. Por miqtë e saj, kur e dëgjuan këtë histori u befasuan.
Fiksimi i nënës së saj, që kur ajo ishte fëmijë, dhe vazhdoi më vonë se sa mosha e adoleshentes. Madje një natë, e nxori nga shtrati në mes të natës, pasi dyshonte se ajo kishte kryer marrëdhënie. Ajo ishte aq e fiksuar që e bija të bënte seks me burra, saqë as nuk e kuptonte që vajza e saj në fakt ishte lezbike.
Në SHBA, në 2017, një studim zbuloi se nga 288 mjekë obstetër dhe gjinekologë amerikanë që u pyetën, 45 (16%) u ishte kërkuar të paktën një herë të kryenin testimin e virgjërisë ose 'rikthim' të virgjërisë. Fenomen ky i njohur edhe në Shqipëri.
Por së fundmi, në Amerikë, po shqyrtohet ndryshimi i ligjit, që të ndalojë testimin e virgjërisë. Nëse ky ligj miratohet, çdo mjek, që merr një iniciativë të tillë, do të humbasë liçensën. Në një shoqëri moderne, testimi i virgjërisë, është një abuzim, ndaj kjo sipas mediave të huaja duhet të ndryshojë sa më shpejt./L.F-dritare.net

















