Takimi Trump-Putin, më surreali në histori

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump sapo ka mbërritur në Finlandë, së bashku me Zonjën e Parë, MelanieTrrump.

Sot,  pritet që, Trump të takohet me presidentin e Rusisë, Vladirmit Putini, duke i dhënë fund kështu edhe turneut të trazuar evropian .

Trump tha se kishte “shpresa të pakta” përpara bisedimeve në kryeqytetin finlandez, Helsinki, por shtoi se “ndoshta disa të mira” do të vinin prej tyre. Samiti vjen pasi, 12 rusë u akuzuan për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA. Ndërkohë Trump u shpreh se do ta shqyrtojë këtë çështje, por ende nuk e ka në agjendën zyrtare.

LEXO DHE :  Ja si duken të famshmet pa make-up!

Të dy liderët do të takohen vetëm për vetëm, bashkë me një përkthyes.

Ka pasur aludime  në SHBA për Trump se do  ta anulonte takimin, pas akuzave të agjentëve të zbulimit ushtarak rus. Por takimi u konfirmua edhe një herë nga Shtëpia e Bardhë, dhe sot do të mbahet./K.C/Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.