Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Takimi me aleatët, Basha: Biseduam për hapat e mëtejshëm të aksionit opozitar

Takimi me aleatët, Basha: Biseduam për hapat e mëtejshëm
Pas takimit me aletatët e Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për mediat, ku tha se kanë biseduar për hapat e mëtejshëm të aksionit opozitar dhe për platformën ekonomike.

Lideri demokrat u shpreh se një nga mëkatet më të mëdha të kësaj bande që na qeveris është se duke tërhequr opozitën në betejën parimore për liri ja ka dalë t’i vërsulet Shqipërisë, buxhetit, pasurive, ta vjedhë dhe ta grabisë vendin.

Me opozitën e bashkuar biseduam për hapat e mëtejshëm të aksionit opozitar, në raport me qytetarët, faktorin ndërkombëtar dhe zgjidhjet që i presin shqiptarët. Një nga mëkatet më të mëdha të kësaj bande që na qeveris është se duke tërhequr opozitën në betejën parimore për liri ja ka dalë t’i vërsulet Shqipërisë, buxhetit, pasurive, ta vjedhë dhe ta grabisë vendin. Kemi diskutuar për platformën ekonomike”, deklaroi Basha./E.B-dritare.net