Takime në 5 qytete të Shqipërisë, PD zbardh programin e Bashës!
E Hënë 4 Nëntor 2019, 10:10
Dritare.net
Në njoftimin e Partisë Demokratike mësohet se këtë javë Basha do të zhvillojë takime në Elbasan, Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Krujë.
“Objektivi kryesor i këtyre takimeve është projektimi i zgjidhjeve afatgjata, për çdo çështje dhe problematikë që vetë qytetarët do të ngrenë përmes pyetjeve të drejtpërdrejta drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, Basha”, thuhet në njoftimin e PD-së./E.B-dritare.net