Na ndiqni edhe në

Arkiv

Takat e larta i vishnin vetëm aristokratët, derisa kartolinat “e pista” viktoriane i kthyen ato në aksesor seksual të grave

Takat e larta i vishnin vetëm aristokratët, derisa kartolinat “e
Mund t’ju duket e çuditshme, por është e vërtetë. Takat e larta nuk janë ideuar për t’u veshur nga gratë! Madje historia na sjell dëshmi të pabesueshme, se në fakt kanë qenë burrat që i kanë përdorur më shumë ato në shekujt e kaluar.

Nëse kthehemi pas, zbulojmë se në fakt, këpucët aq shumë të lakmuara të Christian Louboutin me takë të kuqe, janë frymëzuar nga trendi mbretëror francez që mbizotëronte në shekullin 17-të. Mbreti Luigji XIV i Francës shihet teksa pozon krenar me këto taka të larta, të cilat më vonë frymëzuan krijuesin e famshëm, Louboutin, informon dritare.net.

Majde Luigji, kaloi një ligj për tu siguruar që vetëm pjesëtarët e oborrit të tij mbretëror të vishnin këpucët me taka të kuqe, duke e bërë më të lehtë njohjen e atyre që ishin të privilgjuarit e mbretit, nga ata që nuk ishin.

Teksa kjo tendencë e modës ishte mjaft e përhapur mes aristrokacisë mashkullore në Europën e shekulli të 17-të, këpucarët u përballën me sfidën e rikonceptimit të një modeli të ri, i cili në fakt nuk ishte dizenjuar kurrë për të ecur, informon dritare.net

Por çfarë synonin, nëse jo këpucë për të ecur dizenjuesit e tyre? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje na duhet të kthehemi pas, në kohën kur ushtria Persiane dërgonte kalorësinë e saj kundër Perandorisë Osmane, të veshur me taka të larta. Dhe kjo nuk ishte taktikë për të befasuar armikun, por si një mjet për të përmirësuar stilin e tyre të luftimit.

Kur ushtarët ngriheshin në pozicion për të gjuajtur me shigjeta, thembra e këpucëve i ndihmonte ata në qëndrim dhe balancim për të marrë shënjestër më të saktë, shpjegon Elizabeth Semmelhack, drejtore e “Bata Shoe Museum” në Toronto për BBC.

Aristrokatët e pasur në Europë nisën t’i përdorin këpucët e larta të kalërimit, si një përpjekje pë t’u dukur më mashkullorë dhe luftëtarë.

Lartësia e thembrave ishte e ekzagjeruar dhe boja e kuqe e shtrenjtë u shtua si simbol i luftës, informon dritare.net.

Por si ndaluan burrat së veshuri këpucët me taka?

Me iluminizmin erdhi dhe përqafimi i ideve të reja të shoqërisë për racionalitetin dhe refuzimin e privilegjit mbi arsimin. Burrat hoqën dorë nga dëshira për t'u veshur bukur dhe në mënyrë të hollësishme, duke zgjedhur të mbanin veshje më praktike, të thjeshta dhe funksionale. Pastaj në shekullin e XIX dhe të XX gjithçka ndryshoi rrënjësisht.

Ndërsa takat e larta të grave u braktisën shkurtimisht pas revolucionit francez, zhvendosja e re drejt modës më praktike, nuk vlente për të dyja gjinitë. Krejt e kundërta ndodhi. Fakti që gratë konsideroheshin si më emocionale dhe sentimentale është arsyeja historike se pse gratë vazhduan të mbathnin këpucët ‘qesharake” me takë të lartë, ndërsa burrat jo më.

Atëherë, si u kthyen takat e larta nga një objekt i tiranisë gjinore në një aksesor seksual?

Elizabeth Semmelhack, beson se ishin pornografët e mesit të shekullit të 19-të që u dhanë takave “identitetin” seksual.

Ata përdornin taka të larta tek modelet e tyre lakuriq për kartolinat “e pista” viktoriane./Burimi BBC/ Përshtati për dritare.net J.H