
Sulmi ndaj inxhinieres, Tushi: Strategji për të goditur njeriun e dijes
E Mërkurë 4 Dhjetor 2019, 22:10
Dritare.net

Gëzim Tushi: Goditja e inxhinieres është pjesë e një lloj strategjie okulte që ka pasur shoqëria jonë në këto 30 vjet për të goditur njeriun e dijes. Kjo është shumë serioze. Ne kemi 30 vjet që pushtetin e dijes e kemi nëpërkëmbur, përgjithësisht. Vendin e profesionistëve e kanë zënë mediokrët, kemi tronditur sistemin e vlerave, sistemin e meritës dhe këto kanë pasoja. Këto që po ndodhin janë pasojë e saj. Unë them se ky 26 nëntori është një çështje polivalente që duhet parë nga pikëpamja inxhinierike, e ndërtimeve, e trajtimit të njerëzve të dijes, e shoqërisë së rrezikut./ I.M-Dritare.net
https://youtu.be/-SwxKQjgKWw

















