Stresi po ju zvogëlon trurin, por ju keni fuqinë për ta ndaluar

Shprehja: “Ajo që nuk të vret, të bën më të fortë” ka për qëllim t’ju motivojë, por kur bëhet fjalë për efektet e stresit në trurin tuaj, kjo nuk është aspak e vërtetë. Stresi mund t’ju bëjë më të dobët. Shëndeti juaj është në rrezik deri në atë pikë sa edhe truri juaj mund të zvogëlohet nëse jeni të stresuar shumicën e kohës. Por deri në këtë moment asgjë nuk ka humbur, pasi ju  mund të parandaloni që stresi t’ju marrë trurin.

Dritare.net ka sjellë për ju disa mënyra se si stresi e zvogëlon trurin tuaj, nëse ju e lejoni atë.

Stresi është mik dhe armik.

Stresi nuk është vetëm i keq. Stresi është i rëndësishëm, në rast kur keni nevojë për fokusim ose energji shtesë, kur jeni në një konkurs, apo komunikim publik. Por nëse është në nivele të larta ju shkatërron trurin. Kur jeni të stresuar mund të keni dhimbje koke, presion të lartë, dhimbje në gjoks dhe pagjumësi.

Shumë stres mund ta bëjë trurin tuaj më të vogël.

Një studim i vitit 2018 i botuar në revistën Neurology tregoi se njerëzit me nivele të larta stresi u bënë më keq në testet e kujtesës dhe truri i tyre u bë më i vogël se ata me nivele të ulëta të stresit. Kjo tkurrje ndikon në pjesën e trurit që është përgjegjës për kujtesën dhe mësimin, kështu që sa më kronik të jetë stresi, aq më shumë keni mundësi të keni kujtesë të dobët dhe do të keni vështirësi të mësoni gjëra të reja.

LEXO DHE :  Rama viziton familjen që humbi 3 anëtarë nga tërmeti

Këto lloje efektesh mund të lidhen me një rrezik më të lartë të çmendurisë 10-20 vjet më vonë. Mund të çojë gjithashtu në probleme serioze mendore si depresioni.

Por ju mund ta mbani nën kontroll nivelin e stresit.

Lëvize trupin. Ushtrimi i rregullt aerobik mund të përmirësojë kujtesën dhe të ruajë shëndetin e trurit ndërsa ne plakemi. Bëni joga, këshillon dritare.net

Flini sa duhet. Trupi shërohet dhe rikuperohet kur jeni në gjumë.

Shikoni çfarë hani. Ushqimi i mirë mund të ndikojë në disponimin tuaj. Nëse hani rregullisht shëndetshëm dhe zvogëloni kunsumimin e kafeinës, do të keni nivele të ulëta të stresit.

Rrini pranë të dashurve tuaj./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.