Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Stresi i arrestuar, reagon i ati: Hakmarrje nga regjimi. Mos u dorëzo

Stresi i arrestuar, reagon i ati: Hakmarrje nga regjimi. Mos u dorëzo

Pas arrestimit të Stresit ka reaguar edhe babi i reperit, Sali Lushaj, njëkohësisht edhe ish-truproja e ish-kryeministrit, Sali Berisha. Përmes një postimi në Facebook, Lushaj e cilëson arrestimin e të birit, si një hakmarrje ndaj deputetit, Taulant Balla. Lushaj shprehet se, ky regjim nuk do ta mposhtë atë dhe familjen e tij. Ndërkohë, mes shumë të tjerash, Lushaj kujton se, Stresi ka lindur në internim.

"Përshëndetje miq! Besoi po shikoni e ndigjoni ca përralla që na tregonin dikur gjyshja ose gjyshi. Ka dy ditë që ky pushtet po merret me djalin tim Stresi. Çdo gjë e sajuar. Çdo gjë e përgatitur nga mllefi që u tërbuan që unë i bëra Ballës një padi në gjykatë. Këta filluan të hakmerren brenda 12 orësh. Aspak e vërtetë se qenka grup kriminal. Një shpifje e fëlliqur. Askush nuk është ndaluar tjetër e s’do të dalë në këtë lojë të fëlliqur e të përgatitur. Grup kriminal i madh shumë pa asnjë tjetër. Por ne kurrë s’do të mund të na thyejnë e të na përkulin para këtij regjimi të fëlliqur. Ne kemi duart e ky regjim ka hekurat. Kurrë s’do më mposhtin mua e as familjen time. Vetëm dua t’i them djalit tim mos u dorëzo para këtyre falangave se jemi të fortë. Kënga që ke kënduar mos u dorëzo kjo është. Ti për mua je gjëja më e shtrenjtë se linde në internim dhe me gjithë ato vuajtje s’mu ndave nga bindjet e mia por më mbështete deri në këto momente dhe ne do të mbështesim e do jemi me ty. Të duam fort.",- shkruan babai i reperit./K.C/dritare.net