
Superliga shqiptare fiton 25 pozicione në 2023, ja ku renditet!
E Mërkurë 24 Janar 2024, 16:04
Dritare.net
Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll, IFFHS ka publikuar renditjen me kampionatet më të forta të vitit 2023 ku përfshihen të gjitha ligat e Botës.
Bie në sy se Superliga shqiptare renditet e 41 dhe nga 2022 ka fituar 25 pozicione, ndërsa ky është edhe pozicioni më i mirë në historinë e futbollit shqiptar që jep Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll. Superliga shqiptare lë pas kampionatin slloven, sllovak, hungarez, suedez, rus apo amerikan, ndërsa vendin e parë për 2023 e mban Seria A. /dritare.net

















