
Kuqezinjtë në betejë për Botërorin. Gjimshiti jashtë, Manaj kapiten në Riga
Dritare.net
Kombëtarja shqiptare e futbollit përballet sonte me Letoninë në një sfidë të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “FIFA World Cup 2026”. Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Daugava” të Rigës dhe nisi në orën 20:45, me Shqipërinë që synon të marrë pikë të plota në këtë transfertë të rëndësishme.
Sylvinho ka vendosur të bëjë tre ndryshime nga ndeshja kundër Serbisë, e luajtur tre ditë më parë. Berat Gjimshiti, i pezulluar për shkak kartonësh, është zëvendësuar nga Marash Kumbulla, i cili rikthehet në formacion pas një kohe të gjatë. Arlind Ajeti, i dëmtuar, lë vendin për Ardian Ismajlin, ndërsa në krahun e djathtë të mbrojtjes Ivan Balliu ka marrë vendin e Elseid Hysajt, edhe pse ky i fundit ishte ndër më të mirët në ndeshjen kundër serbëve.
Një tjetër risi është prania e Rey Manajt në majën e sulmit, i cili për herë të parë mban shiritin e kapitenit, në mungesë të Gjimshitit. Ky është një moment historik personal për sulmuesin shqiptar, i cili këtë sezon ka qenë në formë të shkëlqyer me klubin e tij.
Skuadra letonase, nga ana tjetër, pritet të jetë më e kujdesshme në këtë takim dhe ka zgjedhur të luajë me një mbrojtje të përforcuar, duke tentuar të neutralizojë sulmet shqiptare me një skemë të mbyllur dhe kundërsulme të shpejta./K.C/dritare.net

















