
Trajnerët Paolo Nicolato dhe Sylvinho kanë bërë me dije edhe formacionet zyrtare të ndeshjes mes Letonisë dhe Shqipërisë, e cila zhvillohet sot në Riga me fillim nga ora 20:45.
Sylvinho ka bërë tre ndryshime nga ndeshja kundër Serbisë, luajtur tre ditë më parë. Gjimshiti i pezulluar është zëvendësuar nga Kumbulla, ndërsa Ajeti i dëmtuar nga Ismajli. Ndërkohë Balliu ka marrë vendin e Hysajt, paçka se shkodrani ishte lojtari më i mirë kundër serbëve. Manaj në majën e sulmit me shiritin e kapitenit për herë të parë. Letonialuan në mbrojtje.
Formacionet zyrtare:
Letonia (5-3-1-1): Zviedris; Jurkovskis, Cernomordijs, Balodis; Jaunzems, Saveijevs, Ciganiks, Varslavans, Zelenkovs; Ikaunieka; Gutkoskis Trajner: Paolo Nicolato
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Shehu, Laçi; Broja, Hoxha, Manaj Trajner: Sylvinho./K.C/dritare.net

















