Shi i lehtë në mesditë, pastaj... Parashikimi i motit për sot!
E Enjte 16 Prill 2026, 08:08
Dritare.net

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës deri në orët e pasdites kryesisht përgjatë relieveve malore të ultësirës perëndimore dhe në verilindje të vendit. Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginora era pritet të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.