
Fidel Ylli i kthen përgjigje Ligës: Kryeministri i mirëkupton kërkesat. Zgjidhja te dialogu, jo ultimatumet!
E Mërkurë 28 Tetor 2020, 12:12
Dritare.net
Në lidhje me bojkotin e kampionatit, negociatori i qeverisë me Ligën Profesioniste të Futbollit, Fidel Ylli, është përgjigjur zyrtarisht ku bën me dije se katër kërkesat e tyre janë mirëpritur nga kryeministri Rama. E vetmja rrugë për zgjedhjen e problemit, thuhet në përgjigjen e Yllit, është dialogu dhe jo ultimatumet. Bojkoti mbetet një kushtëzim i panegociueshëm për finalizimin e dialogut, thuhet në letër. Ai i sugjeron Ligës që të rifillojë aktivitetin pasi bojkoti është në dëm të sportit./L.F-dritare.net

















