Cristiano Ronaldo në restorant me miqtë e tij/ Por çfarë nuk u pëlqeu tifozëve të Juventusit?
Dritare.net

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rogriguez, po shijojnë pushimet e tyre verore në Portofino të Italisë, një vend shumë i bukur dhe magjepsës.

Ata dy janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe kanë ndarë shumë momente nga pushimet e tyre me jahtin luksoz.

Së fundmi ata mesa duket kanë menduar të largohen disi nga jeta familjare dhe kanë zgjedhur të kalojnë disa momente me miqtë e tyre.


Ata janë fotografuar në shoqërinë e miqve duke konsumuar një darkë speciale. Por ajo që vihet re në fotografitë e shkrepura është fakti se Cristiano po konsumon alkool.


Ky veprim nga ana e Cristianos nuk u ka pëlqyer tifozëve të Juventusit. Pasi sonte Juventus përballet me Lion, ndeshje që përcakton fatin e tyre në Champions. Tifozët kërkojnë vetëm pak përgjegjshmëri nga ana e portugezit./R.P/dritare.ne
t
