Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK kontrolle në vilën e biznesmenit Ron Yeffet

SPAK kontrolle në vilën e biznesmenit Ron Yeffet

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zhvilluar kontrolle në vilën e biznesmenit shqiptaro-amerikan-izraelit Ron Yeffet.

Sipas burimeve, kontrollet lidhen me një hetim të nisur nga SPAK për pretendime mbi trafik të armëve dhe veprimtarinë e kompanisë KAYO.

Agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle në banesën e biznesmenit, ndërsa veprimet hetimore vijojnë.

Në kuadër të hetimit, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka miratuar edhe kërkesën për kontroll personal ndaj Ron Yeffet.

SPAK po verifikon të dhënat dhe materialet e administruara në kuadër të procedimit, ndërsa deri në këtë fazë nuk ka një njoftim zyrtar mbi rezultatet e kontrolleve apo mbi persona të marrë nën akuzë.