Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot nis sesioni i ri parlamentar, protestë para Kuvendit

Në orën 17:00 pritet të nisë seanca e parë plenare e sesionit të ri parlamentar, ndërsa jashtë Kuvendit janë mbledhur protestues.

Pak para nisjes së seancës, Policia ka shtuar masat e sigurisë në zonën përreth Parlamentit. Efektivë të shumtë janë vendosur në terren, ndërsa janë krijuar kordone sigurie dhe janë vendosur barriera metalike në akset që të çojnë drejt godinës së Kuvendit.

Masat shtrihen deri në zonën pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa është kufizuar aksesi në disa prej rrugëve përreth Parlamentit.

Seanca e orës 17:00 pritet të ketë kryesisht karakter ceremonial, me fjalën e hapjes së kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi./dritare.net