Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Smart Center, aty ky gjen punë

Smart Center, aty ky gjen punë
Në vendin tonë ka mijëra persona që kërkojnë punë, por edhe qindra biznese që janë në kërkim të një punonjësi.

Por, përveç zyrave të punës shtetërore, tanimë qytetarët kanë mundësi të gjejnë punë edhe përmes zyrave private për rekrutimin e punonjësve.

Kështu, në Durrës, Shijak dhe Tiranë, qendra “Smart Center” bën pikërisht rekturimin e personave të cilët dëshirojnë që të fillojnë një punë të re.

“Smart Center” është gjithashtu edhe një qendër multifunksionale, për të gjitha moshat dhe ofron dhjetëra kualifikime të shumëllojshme.

Të gjitha bizneset sot kanë një web të tyre, dhe kështu, Smart Cenetr ofron edhe ndërtimin dhe mirëmbajtjen e web-siteve për biznese, por edhe ndërtimin e aplikaconeve për këto biznese.

Nga ana tjetër, për fëmijët ofrohen kurse për të gjitha lëndët, dhe përgatitje për olimpiada të ndryshme nga matematika, tek fizika, ekonomia, biologjia, por edhe përgatitje për provimet e maturës, dhe minimaturës.

Kjo qendër ofron gjithashtu edhe kurse për të gjitha gjuhët e huaja, nga anglishtja, tek italishtja, gjermanishtja, frëngjishtja, spanjishtja, greqishtja dhe turqishtja.

Sa i përket teknologjisë, smart center, ofron kurse dhe trajnime të avancuara për të gjitha programet kompjuterike, duke filluar nga Financa 5, deri tek Exel i avancuar, e multimedia./ I.M-Dritare.net