
Skandali Skripal/ I akuzuari që u bë hero në Rusi, nga Putini!
E Enjte 27 Shtator 2018, 09:09
Dritare.net

Ruslan Boshirov është një oficer ushtarak, i cili u nderua nga presidenti, Vladimir Putin.
Për tentimin e helmimit të Seregeit në mars, u arrestuan dy persona, si të dyshuar për këtë rast dhe një nga ata ishte Boshirov.
Në një deklaratë për një televizion rus, Putini u shpreh se, Borishov ishte thjesht një civil, ndërkohë vetë ai tha se, shkoi në Salisbury si turist, informon dritare.net
Por ndërkohë, website ‘Bellingcat’, shkruan se, Boshirov është një oficer i inteligjencës, me emrin kolonel Anatolij Chepiga.
Ai ka shërbyer në Çeçeni dhe Ukrainë dhe u bë "Hero i Federatës Ruse" në vitin 2014./K.C/dritare.net

















