
Situata e rëndë e motit, ndalohet qarkullimi i autobusëve në Kapshticë
Dritare.net

Kështu, pas rënies së dëborës dhe kushteve të vështira atmosferike, policia Kufitare nga pala greke ka njoftuar se në pikën e kalimit të Kapshticës nuk do të lejohet kalimi i kamionëve dhe autobusëve deri në normalizimin e situatës.
Sipas tyre mjetet e vogla do të lejohen të kalojnë në këtë aks drejt Greqisë vetëm duke përdorur zinxhirët.
“Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se për shkak të motit të keq si dhe bllokimit të një aksi rrugor në territorin Grek, nuk do të lejojet kalimi dhe qarkullimi i mjeteve të trasportit autobusë dhe mjeteve të tonazhit të rëndë kamionë, në drejtim të Greqisë, deri në normalizimin e situatës në këtë aks rrugor. Do lejohet kalimi i autoveturave por vetëm me zinxhirë”, thuhet në njoftim./ I.M-Dritare.net

















