Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Situata dramatike/ Meta kërkon takim urgjent me Bashën, Kryemadhin, Mediun e Dulen

Situata dramatike/ Meta kërkon takim urgjent me Bashën, Kryemadhin,

Presidenti i Republikës, Ilir Meta përmes një letre drejtuar 9 partive të opozitës së Bashkuar, ka kërkuar nga ta një takim urgjent, për atë që Meta e quan "gjendje dramatike" në të cilën ndodhet vendi.

Letra e Metës i është drejtuar kreu të PD-së, Lulzim Basha, dhe për dijeni, kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, kreu të PR-së, Fatmir Mediu, kryetari të PAA-së, Agron Duka, kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetarit të PDK-së, Nard Ndoka, kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi, po ashtu dhe Shpëtim Idrizit të PDIU-së dhe Shpëtim Axhamit të Legalitetit.

“ I nderuar zoti Basha, nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme ju ftoj juve dhe të gjitha kryetarëve të Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019”, thuhet në letër./ I.M-Dritare.net