
Sipas shenjës astrologjike, ja çfarë pamjeje ka shtëpia juaj ideale
Dritare.net

Dashi: E kuqe. Nuancat e së kuqes mbizotërojnë në shtëpinë tuaj. Mund të shtoni edhe pak të verdhë pse portokalli.
Demi: Me bibliotekë. Ambienti juaj është përgjithësisht jeshil dhe keni libra ngado. Sipas Dritare.net, të katërta anët e shtëpisë i keni ndërtuar të tilla për të vendosur sa më shumë libra.
Binjakët: Elektrizuese. Juve ju pëlqen të përzieni epokat e ndryshme për një ambient sa më të këndshëm prandaj shpesh gjen një përzierje stili industrial me atë kontemporan.
Gaforrja: Univers lunatik. Tek ju ndihet kudo ana lunatike që keni. Shpesh përzieni të zezën me argjendin dhe në një dhomë tavanin e bëni si qiell me ujë.
Luani: Pop. Në shtëpinë tuaj gjen ngjyra pop dhe tablo të mëdha. Hapësirat janë gjithmonë të bollshme.
Virgjëresha: I rregullt. Tek ju nuk gjen asnjëherë rrëmujë dhe çdo gjë është e vendosur në vendin e vet.
Peshorja: Më sekrete të vogla. Shtëpia juaj fsheh disa mjedise sekrete që vetëm ju i dini. Ndonjëherë edhe vetë ju duket sikur jetoni në një ambient detektivësh.
Akrepi: I ngarkuar. Pasioni juaj për të pasur çdo gjë që ju pëlqen dhe për të mos hedhur gjërat që keni për zemër e bën ambientin të ngarkuar.
Shigjetari: Shtëpi eksploruesish. Juve ju pëlqejnë udhëtimet dhe shpesh nuk jeni në shtëpi. Brenda saj gjen: harta, globe, çanta udhëtimi, etj.
Bricjapi: I errët. Të frymëzuar nga temperaturat e ftohta, ambienti juaj i shtëpisë është zakonisht i errët dhe i zymtë.
Ujori: Festival dritash. Ju i adhuroni dritat e vogla dhe qirinjtë kështu që atmosfera zakonisht është plot ndriçim mistik.
Peshqit: Me mure peizazhesh. Shpirti juaj ëndërrimtar ndihet edhe në shtëpi falë mureve që paraqesin peizazhe apo universe të ndryshme. /A.S-Dritare.net

















