Siguria e Bashës, Lleshaj: Ja mesazhi që i dërgova kreut të opozitës

Ministri Lleshaj ka treguar hapur se çfarë mesazhi i ka dërguar kreut të opozitës, Lulzim Basha me anë të truprojës së tij në lidhje me sigurinë e personave që ka në mbrojtje Grada e Republikës.

Lleshaj ka thënë në opinion se i ka dërguar mesazh Bashës se mendonte të rriste nivelin e sigurisë, ndërkohë u shpreh se nuk ka asnjë informacion që cenohet siguria e kreut të opozitës.

“Dalin shumë pak të vërteta nga PD. Grada e Republikës ka për detyrë ligjore të mbrojë këto personalitet, ha diskutim nëse zoti Basha është kryetari i partisë më të madhe opozitare parlamentare. Por e lëmë këtë pjesë. Në këtë situatë, kur sfidat e rendit publik janë shtuar dukshëm duke qenë se zoti Basha është drejtues i protestave, autoritetet e Gardës e kanë çmuar të nevojshme nëse di duhet rritur siguria. Garda e Republikës është nën varësinë time. Dhe unë përpara se Garda të merrte veprime konkrete, në mënyrë që kjo të mos kuptohej i kam çuar një pyetje diskrete zotit Basha. Kjo është një rrugë krejtësisht normale. Komandat i Gardës nuk komunikon me personalitete politike. I kam përcjellë një mesazh diskret, në kushtet e situatës ku jemi mendohet të rrisim nivelin e sigurisë për gjithë ata që ka në mbrojtje Garda”, tha Lleshaj./e.k-Dritare.net

LEXO DHE :  Basha njofton deklaratë të rëndësishme për media

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.