Pra, nëse ju keni një shok apo të dashur që është i varur nga lëndët narkotike, është normale që të keni nevojë për këshilla, për cfare të beni! Rrezikshmëria është më e lartë. Por ashtu siç bëjmë për enët e palara, edhe për këtë, vlen të dini, se cfarë vlere ka fjala. Askujt nuk i vjen natyrshëm përballja me një narkoman.
Këto aftësi nuk kërkohen në asnjë cv. Ka disa hapa që ju duhet të ndiqni dhe të jeni të kujdesshëm përpara se të përballeni me dikë që është i varur nga droga. Këto janë disa nga hapat më efektive për të konfrontuar një narkoman:
1-Përgatit veten!
Janë katër pika kryesore ku ju duhet të përgatiteni para se të përballeni me një narkoman.
1-E para, të dish arsyen pse do të përballësh me të. Çfarë ka në sjelljen e tyre që është problematike?
2-E dyta, zbulo më shumë rreth varësisë që ka. Duhet të dini të gjitha faktet në mënyrë që të jeni sa më të informuar gjatë bisedës me të droguarin.
3-E treta, duhet të para-përcaktoni se çfarë do t’i thoni. Krijo një skenar që pasqyron mendimet e tua. Kjo do të ndihmojë që të qëndrosh sa më shumë në temë, edhe kur diskutimi bëhet i vështirë.
Nëse nuk gjeni fjalët e duhura, nuk do ta bëni dot këtë bisedë efektive.
4-Së fundmi, kontrollo për opsionet e shërimit dhe sigurrimëve shëndetësore. Sigurohu që mund t’i ofrosh një plan ose një qendër rehabilitimi për problemet e drogës më vonë.Thjesht duke i treguar problemin nuk zgjidh gjë. Ndihmoje që të ketë në dispozicion opsionet ,më më të mira për ndihmë.
2- Sillu butë me të.
Kur përballësh me një narkoman duhet të sillesh butë e të. Kjo është e ngjashme me sjelljen që duhet kemi edhe me një alkoolist. Duhet të gjeni kohën e duhur që të përballesh me një të varur, si në një udhëtim të gjatë me makinë. Sigurohu që ata të ndihen rehat. I droguari duhet të jetë esëll, në momentin që i flisni. Toni juaj është një element kyç në përballjen me një narkoman. Duhet të tregoheni të butë dhe të hapur. Duhet t’i bësh që të ndjehen sikur po i ndihmon ata.
Nuk duhet të ketë gjykim. Përdorimi i tonit në formë akuze apo negative shpesh i mërzit përdoruesit e drogës kjo do të bëjë që ata ta mohojnë dhe të gënjejnë.
Një këshillë e vlefshme është që të përdorni “unë” në vend të “ti” kur flet me një të droguar. Kjo mënyrë e të folurit do ta zbusë bisedën dhe vëmendja do të përqëndrohet tek ju jo te ata.
Thoni gjëra të tilla si “Ndihem i mërzitur kur të shoh të droguar”, në vend se “ Ti më mërzit mua kur drogohesh.”
3-Qëndro me këmbë në tokë!
Duke u përballur me mikun tuaj apo anëtarin e familjes në lidhje me varësinë e tyre ndaj drogës, po mbani një qëndrim. Ti po i vë në dijeni se diçka duhet të ndryshojë.
Sjellja e tyre nuk do të ndryshojë pas këtij diskutimi, ndaj ju duhet të vendosni pasojat. Nëse nuk keni pasoja, ata me shumë gjasa nuk do t’ju marrin seriozisht dhe nuk do të kërkojnë ndihmë.
Përdorimi i pasojave është i nevojshëm, psh nxjerrja nga shtëpia nëse nuk ndryshojnë.
Të jesh ai që përballesh një shok apo nje anëtar familjeje për varësinë e drogës nuk ëshjtë argëtuese. Por, as të shikosh dikë të afërt të shkatërroje jetën nga përdorimi i drogërave.
Termi afatshkurtër i frikës dhe rrezikut kur përballesh me një narkoman do të zëvendësohet nga dashuria dhe gëzimi kur të marrin ndihmën e duhur./ pershtati Jonida Dama/ dritare.net