
Si të jeni elegante si Iva Tiço? Gazetarja zbulon sekretin!
Dritare.net

Njihet jo vetëm për mesazhet apo shkrimet e bukura që ndan shpesh me lexuesit, por edhe recetat e shijshme që ajo gatuan në shtëpi.
Përmes postimeve të ndryshme në Instagram, Iva na tregon gatimet shqiptare dhe ato të huaja që bën në shtëpi.
Ha torta, pica dhe prapë nuk shëndoshet. Sa vjen edhe më shumë elegante bëhet.
Iva ka treguar së fundmi sesi ia bën që ruan linjat.
Përmes një 'ask a question' në Instagram, një ndjekës e ka pyetur: "Je shumë elegante, si ia bën që ruan peshën tënde?"
Në përgjigjen e saj, Iva thotë se, ka 20 vjet që bën palestër, me përjashtim të ndonjë dite të veçantë që nuk shkonte.
Nuk ha gjëra të pashëndetshme, apo që të shëndoshin, nuk ha kurrë në këmbë, apo shpejt e shpejt.
Ndiqini edhe ju këto këshilla të Ivës, nëse doni të ruani trupin elegant, por mbi të gjitha të jeni të shëndetshëm!/K.C/dritare.net

















