Si ta rrisni xhinxherin vetë në shtëpi!

Xhinxheri është barishtja e përsosur për t’u rritur në ambiente të mbyllura. Kërkon pak përkushtim, ka nevojë pjesërisht për dritën e diellit, dhe ju mund të shkëpusni pjesë nga bima, ndërkohë që pjesa tjetër e mbjellë vazhdon të rritet. Përveç kësaj është shumë e shijshme!
E si të mos duash kopësht me perime, vecanërisht kur xhinxheri rritet brenda?
Rreth xhinxherit:
Xhinxheri do 10 muaj për t’u pjekur dhe nuk i reziston ngricës. Në qoftë se ju jetoni në një vend ku bën shumë ftohtë në dimër, do ishte më mirë që të rrisnit xhinxherin në një vazo brenda dhe në kohën e verës nxirreni jasshtë.
Xhinxheri është një nga ato bimët e mrekullueshme që rritet edhe në hije, çka e bën atë ideale për tu rritur në shtëpi, ku shumica e njerëzve nuk kanë diellin drejt dritares gjatë gjithë ditës.
Një pjesë e rrënjëve të xhinxherit mund të merren ndërkohë që vazhdon të rritet.
Xhinxheri mund të rezistojë për një kohë të gjatë, kështu ai mund të përdoret për të gatuar, për të përgatitur çaj ose si bimë mjekësore.
Si ta mbjellim xhinxherin:
Xhinxheri më i mirë për t’u mbjellë mund të blihet në një kopësht ose të merret si farë. Do të ishit me fat nëse merrni fara që janë përgatitur për t’u mbjellë. Gjithsesi, xhinxheri mund të jetë e vështirë për t’u gjetur nga furnizuesit e kopshteve.
Xhinxheri që blihet nga prodhimet e dyqaneve lokale mund të përdoret për t’u mbjellë por do të ketë një rezultat jo të sigurt.
Dyqanet ushqimorë që shesin xhinxher i spërkasin zakonisht bimët me një frenues rritjeje që ndalon mbirjen para se ti shesin.
Ky frenues e ndalon gjithashtu të mbijë edhe kur e hidhni në një vazo me dhe. Gjithashtu, xhinxheri i tregtuar në dyqanet ushqimore mund të jetë i veshur me pesticide dhe fungicide. E vërteta është se ju as që mund ta keni idenë cfarë ka në to. Kam dëgjuar për xhinxherin e dyqaneve ushqimore që është rritur shumë mirë, njësoj sic kam dëgjuar që e kanë hedhur në vazo dhe ska mbirë kurrë. Në qoftë se e blini xhinxherin nga dyqanet, lereni një natë në ujë për të larguar sa më shumë frenuesin e mbirjes.
Cilëndo mënyrë që do zgjidhni, këtu keni disa këshilla të dobishme për rritjen e xhinxherit brenda:
Rrënja që ju zgjidhni për të mbjellë duhet të jetë me lëkurë të re, jo e rregjur apo e vjetër. Duhen të kenë shumë gunga që të duken si patate dhe në qoftë se janë pak të gjelbra, aq më mirë.
Në qoftë se rrënjët kanë sytha, ato mund të priten dhe çdo syth mund të ndahet në një vazo më vete për të prodhuar kështu disa bimë.
Sigurohuni që të merrni vazon e përshtatshme. Ndryshe nga shumica e bimëve të tjera shtëpiake, xhinxheri do një enë të cekët por të gjerë.
Rrënjët rriten horizontalisht, kështu që sigurohuni që të keni zgjedhur enën e përshtatshme për rritjen e tyre.

LEXO DHE :  Ja pse duhet t'i mbani mollët në frigorifer!

Si të rrisni xhinxherin në shtëpi, hap pas hapi:

1. Si fillim vendosni rrënjën e xhinxherit në ujë të ngrohtë për një natë në mënyrë që ta përgatisni për mbjellje.
2. Vendosni dhe në enë, të pastër dhe të tharë
3. Vendosni rrënjën e xhenxhefilit me sythat të drejtuar për nga toka dhe pastaj mbulojeni me një ose dy gishta dhe.
4. Vendoseni bimën në një vend që rri relativisht i ngrohtë por që nuk i bie shumë drita e diellit. Ujiteni mirë.
5. Mbajeni dherin të lagur, duke përdorur një shishe për ta spërkatur, ose ujiteni me kujdes.
6. Xhinxheri është një bimë që rritet ngadalë, pas disa javësh do të shini disa filiza që dalin nga toka.Vazhdoni të ujisni bimën rregullisht duke e spërkatur atë dhe mbaheni ngrohtë.

Xhinxheri i pjekur
Pjesë të veçanta të xhinxherit mund të piqen 3-4 muaj pasi fillon rritja. Tërhiqni mënjanë një pjesë të tokës në skajet e vazos për të dalë pjesë xhinxheri në sipërfaqe. Prisni sasinë që ju duhet dhe pastaj hidhini përsipër dhe.
Xhinxheri mund të piqet kështu vazhdimisht, dhe për sa kohë që ju kujdeseni për të do vazhdoni të merrni prodhimin. Në qoftë se keni nevojë për prodhim më të madh mund të çrrënjosni rrënjët e vjetra duke filluar procesin nga e para./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.