Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si përcaktohet gjinia e fëmijës? Djalë apo vajzë?

Si përcaktohet gjinia e fëmijës? Djalë apo vajzë?
Organet seksuale të fetusit fillojnë të zhvillohen në muajin e dytë të shtatzënisë. Në javën e katërt të shtatzënisë organet gjenitale janë të padallueshme dhe diferencimi i tyre do të përfundojë vetëm në javën e 12-të të shtatzënisë.

Duhet të dimë që gjininë e fëmijës e vendosin kromozomet.  Si duhet te jetë çifti i kromozomeve për të ngjizur një djalë? Po për një vajzë?

Elementi i parë për të përcaktuar gjininë e fëmijës është çifti i kromozomeve i cili është krijuar në momentin e konceptimit.

Ky i fundit mund të përmbajë një kromozom seksual mashkull (Y) ose femër (X).

Nëse veza është fekonduar nga një spermatozoid me kromozomin X, bashkimi i tyre do të sjellë një vajzë. Nëse është fekonduar nga një spermatozoid me kromozomin Y, do të lindë një një djalë (XY).

Çfarë ndikon në gjininë e fëmijës?

Një nga faktorët që ndikojnë në gjininë e fëmijës mund të jetë mosha e gruas shtatzënë.  Një faktor tjetër mund të jetë mjedisi në të cilin sperma pranohet. Në fakt mjedisi alkalik tek femra favorizon lindjen e një mashkulli, ndërsa mjedisi acid predispozon për të lindur një femër.

Sipas kësaj teorie, spermatozoidet që mbartin kromozomin Y (meshkujt), janë më të shpejtë, por më pak rezistentë me kalimin e kohës, krahasuar me ato që mbartin kromozomin X. Prandaj, për të rritur probabilitetin për të patur një djalë konceptimi duhet të ndodhë afër ditës së ovulimit. Nga ana tjetër nëse dëshironi të keni një vajze, çifti duhet të përpiqet të bëjë seks çdo muaj, 5 deri në 3 ditë para ovulimit./Pernenat/