Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si do jetë moti, e diel 6 maj

Si do  jetë moti, e diel 6 maj
Megjithëse ditë pushimi, moti nuk do ti favorizojnë ata që kanë dëshirë ta kalojnë këtë ditë jashtë. Kjo pasi sinoptikanët edhe për të dielën parashikojnë një mot të vranët dhe me reshje shiu. Ato do të përfshijnë të gjithë vendin, madje në zonat bregdetare dhe ato malore do të kemi edhe shtrëngata shiu. Ndërkohë sa i takon temperaturave, sinoptikanet e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, thonë se ato do të jenë normale për këtë stinë, ato do të shkojnë nga 12 gradë në vlerat e tyre minimale në zonat malore deri në 24 gradë në vlerat e tyre maksimale. Ditën e parë të javës do të kemi një situatë më të mirë të motit, me një rritje të temperaturave dy deri në tre gradë, por mesjava sjell sërish reshjet dhe temperaturat më të ulëta. V.D/dritare.net/