
Shqiptari kërcënon pronarin me sëpatë, i kërkon 200 mijë euro
Dritare.net

Në gjyqin për zhvatje i cili u mbajt të enjten në Wiener Neustadt, 38 vjeçari ishte i tronditur për këtë rast dhe pranoi fajësinë. “Unë kam qenë klient i rregullt aty…”
Një shqiptar (38 vjeçar) kishte shkuar në diskotekën e tij të preferuar “Huhnerstall” në Wiener Neustadt të Austrisë, dhe pasi kishte rrëmbyer aty një thikë dhe një sëpatë, ka kërkuar nga pronari i diskotekës 200 mijë euro, shkruan heute.at.
Në gjyqin për zhvatje i cili u mbajt të enjten në Wiener Neustadt, 38 vjeçari ishte i tronditur për këtë rast dhe pranoi fajësinë.
“Unë kam qenë klient i rregullt aty. E njihja shefin shumë mirë por kisha probleme me Dj, dhe me njërin nga sigurimi i diskotekës”, kishte thënë ai.
Pse e kishte humbur kontrollin, këtë nuk mund ta shpjegonte as vet ai.

















