Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Tea Trifoni: Çdo gjë që keni parë për mua në Përputhen, ka qenë gënjeshtër!

Tea Trifoni: Çdo gjë që keni parë për mua në

Thonë që çudia më e madhe zgjat tre ditë. Në historinë Andi, Tea, Bearti, mund të zgjasë edhe pak më shumë. Tea Trifoni, përmes një video 10 minutëshe, vendosi të tregojë të vërtetën e historisë së saj me Andin dhe lidhjen me Beartin, në mesnatën e kaluar, në ditën e katërt pas publikimit të fotove. Nuk na mbante më shpirti, tha ajo, ndaj i publikuam vetë fotot. Rrugëtimi i saj në Përputhen, ka qenë një gënjeshtër. Ja çfarë tha ajo, në videon që përshkruhej: E vërteta!

Tea Trifoni: Çdo gjë që keni parë për mua në

“Meritoni të gjithë një të vërtetë dhe bëhet fjalë për atë të vërtetë që ka qarkulluar këto kohë në rrjet. Po, unë kam qenë dhe vazhdoj të jem në një lidhje me Beartin, por jo, nuk e kam tradhtuar Andin. Pavarësisht këtyre, unë dhe Andi kemi vazhduar të qëndrojmë në atë shfaqje sikur nuk kishte ndodhur asgjë dhe për këtë mbajmë përgjegjësi. Mbajmë përgjegjësi përpara publikut që na ka ndjekur, mbështetur dhe na ka dashur.

Tea Trifoni: Çdo gjë që keni parë për mua në

Dhe ju kërkoj falje. Shumë ndjesë. Sa e e vështirë është të flasësh dhe të shprehësh të gjitha ato që ke në kokë dhe ato që ndjen. Gjithsesi ka ardhur momenti që ju ta dini të gjithë të vërtetën dhe historinë ashtu sikurse është. Historia ime me Beartin ka nisur gjatë takimit tonë në Përputhen, ku na është ngjallur një interes i pashpjegueshëm për njëri-tjetrin. kemi filluar të flisnim pasi ai u largua nga emisioni. Produksioni ka qenë në dijeni. Olsa ka qenë në dijeni për njohjen dhe vazhdimin e lidhjes sonë, ndërsa Arjani jo. Nuk dija si të veproja. Andi gjithashtu ka qenë në dijeni. Por edhe ai nuk dinte se çfarë të bënte. Të dy nuk dinim ç’të bënim dhe ndenjëm dhe pritëm. Gjobat, ndjekja ligjore, në rast largimi nga emisioni, na bëri që të mos kishim kurajo për të marrë vendimet tona personale.

Tea Trifoni: Çdo gjë që keni parë për mua në

Po prisnim të na largonin nga emisioni. Takoheshim me Andin, por nuk dinim ç’të flisnim, pyesnim gazetarët për ide. Jemi munduar të jemi korrektë me të gjitha, por harruam një gjë shumë të rëndësishme. Harruam që po ju gënjenim juve, një popull të tërë, që na suportuat, na deshët. Unë dhe Andi kemi dashur të largoheshim që prej mesit të dhjetorit nga Përputhen. Dhe të vazhdonim secili jetën e tij. ne vendosëm të mos ishim më pjesë e kësaj loje, por na u sugjerua që edhe pas largimit të emisionit, të bënim sikur ishim bashkë.

Tea Trifoni: Çdo gjë që keni parë për mua në

Nuk po na e mbante më shpirti, ndjehesha si e burgosur, dhe erdhi një pikë që vendosa të isha e sinqertë. Kështu që i publikuam ne ato foto, me qëllim. Tani ndjehem e lumtur, e çliruar të jetojmë jetën tonë ashtu siç duam ne”, tha Tea. /L.F-dritare.net