Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Për'puthen mirëpret pastorin Akil Pano: Vajzat si princesha, por nuk sillen si të tilla!

Për'puthen mirëpret pastorin Akil Pano: Vajzat si princesha, por

Ndërsa të gjithë janë sy e veshë për të marrë lajme të reja nga Tea-Andi-Bearti dhe historia e tyre, “Pëputhen Prime”, mbrëmjen e sotme duket se ka marrë një rrjedhë tjetër. Pastori Akil Pano i është bashkuar panelit të opinionistëve dhe ka komentuar që në hyrje përshtypjet e tij për konkurrentët. Për vajzat pastori ka theksuar se janë si princesha, por jo gjithmonë me sjellje të tillë, ndërsa për djemtë ka thënë vetëm një këshillë” fisnikëria e bën mashkullin më të mirë”. “Vajzat dhe djemtë janë shumë të mirë, vajzat i shoh të veshura si princesha, por në sjellje jo gjithnjë kam parë sjelljen e nje princeshe. Të rinjtë tani i duan gjërat në moment, e kanë të vështirë të presin, nuk kanë durim. Ka ndikim edhe fama në rrjetet sociale. Po ashtu u them dhe djemve se fisnikëria e bën mashkullin më të mirë. Fakti që jeni kthyer në modele, ju bën përgjegjës", ka thënë ai./M.M-dritare.net