
Avokati: La Civita e pa si ishte situata në Shqipëri dhe iku!
Dritare.net
Avokatët Edmond Petraj dhe Idajet Beqiri të ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv folën për kontratën 6 milionë dollarëshe të PD-së për të lobuar në SHBA që t’i hiqet non-grata Sali Berishës. Avokatët thanë se tashmë edhe FBI-ja po heton bashkë me SPAK-un dhe kur t’i shkojë në dorë kjo dosje presidentit Trump do ta kryqëzojë LaCivitën, këshilltarin e Berishës.
Edmond Petraj: La Civita që erdhi ai e pa siturën dhe iku. E monitoroi gjendjen dhe ashtu siç erdhi iku. Tani ai nuk mund të ndikojë më te stafi i tyre, apo të shkojë te këshilltarja e Trump-it. Nëse Trump-i do të marrë vesh këtë situatë do ta kryqëzojë.
Idajet Beqiri; Unë jam i bindur që FBI-ja po heton paralelisht me SPAK-un dhe do t’i vejë dosja edhe presidentit Trump. Kjo kontratë është bërë në kushtet kur SHBA-ja nuk lejonte miratimin e kontratave të tilla, i konsiderojnë antiligjore dhe të dënueshme nga ana penale sepse kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare të një vendi./KC/dritare.net

















