Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mirela Kumbaro: Skuadra ime e Gjirokastrës!

Mirela Kumbaro: Skuadra ime e Gjirokastrës!

Gjirokastra, është edhe këtë maj plot. Vizitorët, vendas dhe të huaj shfrytëzojnë motin e ngrohtë për të eksploruar pikat turistike të këtij qyteti dhe bukuritë përreth tij. DritareTV ishte sërish në Gjirokastrën e mbushur me turistë dhe takoi ministren e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro.

Mirela Kumbaro: Skuadra ime e Gjirokastrës!

Gjatë intervistës për gazetaren Rudina Xhunga, nga sheshi “Çerçiz Topulli” ministrja Kumbaro tregoi pak nga përgatitjet për 11 majin.
Unë jam gjithmonë në Gjirokastër. Jam gati çdo fundjavë këtu. Tani që jemi në kohë fushate, e kam përmbysur kohën, qëndroj dy ditë në Tiranë, e pjesën tjetër në Gjirokastër. Unë kam 12 vjet në këtë qark. Përveç se jam nga Libohova, jam nga Gjirokastra, i kam shëtitur të gjitha bashkitë dhe pothuaj të gjithe fshatrat. I njoh të gjithë, më njohin të gjithë, punoj me ta, jetoj me ta, i dua shumë, më duan shumë.”, thotë Kumbaro.


Ministrja flet për punët që ka bërë qeveria ndër vite që e kthyen Gjirokastrën në destinacionin nga më të kërkuarit në hartën turistike të vendit.
“Kjo që është bërë në Gjirokastër do ta cilësoja një festival pune. E quaj kështu sepse njerëzit e kanë shijuar shumë dhe ajo që është kënaqësia më e madhe, është që punët e bëra nga programi i rilindjes urbane dhe investimet publike kanë krijuar një sinergji fantastike me sektorin privat, sepse sidomos në një qytet si Gjirokastra ku pronat private praktikisht janë të të gjithëve, është e pamundur të imagjinosh që gjithçka bëhet nga shteti. Sektori privat dhe sektori publik janë në një sinergji fantastike dhe kanë bërë hoteleri, turizëm.
Të gjitha këto ndërtesa që shihni ju rreth e rrotull që mbajnë emrat e hoteleve, nuk kanë qenë deri para pak viteve, ose kanë qenë të rrënuara. E bukura është që kjo që shikoni ju në Qafën e Pazarit, ka filluar në lagje të tjera siç është në Dunavat, Sfaka, Palortoja, lagje tipike gjirokastrite.

Mirela Kumbaro: Skuadra ime e Gjirokastrës!

Kur u bë Qafa e Pazarit dhe gjithë qendra historike, pati shumë paragjykime që po bëni vetëm qendrën dhe kjo nuk është e drejtë sepse Gjirokastra nuk është vetëm kjo. Dhe kjo është e drejtë. Gjirokastra është gjithë ajo që thotë kënga Pikë e Floririt mbi malin e gjerë. Ndaj nuk do të kishte kuptim nëse ne nuk do të futeshim gradualisht në thellësi. E bukura është që edhe në lagje që janë goxha të thella në Malin e Gjerë, janë hapur agroturizme dhe bujtina, dhe sot po konsiderohet si një ekonomi normale, ku gratë gatuajnë receta tradicionale të zonës, familja mban hapur biznesin dhe ka edhe një garë shumë të bukur, për arkitekturën, për dekorin, për tavanet, hekurin apo gurin e punuar. Për këtë më vjen shumë mirë sepse kjo ka krijuar edhe një treg dhe një nxitje për të mbajtur gjallë disa zanate që ishin krejtësisht duke vdekur. Punimi i drurit, i hekurit dhe i gurit janë tipike gjirokastrite dhe sot të gjithë e kërkojnë.”, tregon Kumbaro.

Mirela Kumbaro: Skuadra ime e Gjirokastrës!

Skuadra me të cilën punon ministrja Kumbaro gjatë kësaj fushate është 100% e qarkut të Gjirokastrës. Ministrja thotë se Gjirokastra këtë fushatë ka fytyra të reja dhe shfrytëzon këtë çast për të treguar momentin kur kryeministri i hapi për herë të parë dyert e partisë dhe e ftoi të bëhet pjesë e saj. Nëse secili prej nesh thotë ministrja Kumbaro, nuk e bën këtë në momentin që bëhet pjesë e trungut të partisë, PS-së do t’i thahen degët.

Tani jemi në një moment elektoral, por sinqerisht fjalën elektoral unë nuk e përdor. Sepse komunikimi im me gjirokastritët është gjatë gjithë kohës, për mua e rëndësishme është që skuadra që unë drejtoj, skuadra e kandidatëve të PS të jetë një skuadër fituese. Dua të theksoj se skuadra ime në Gjirokastër është një skuadër me djem e vajza që kanë lindur këtu, kanë krijuar familjen e tyre këtu, punojnë këtu dhe do të vazhdojë të jetojnë këtu. Është e para herë që është një skuadër 100% e qarkut të Gjirokastrës. Nga Gjirokastra, deri në Përmet e Tepelenë. Ka një lloj paragjykimi që njerëzit në PS, ose kandidatët për deputetë, janë gjithmonë të njëjtët dhe riciklohen po ata. Jo, nuk është e vërtetë. Është shumë e rëndësishme për ne, që ta hapim partinë socialiste. Dikush, dikur e hapi derën për mua në PS dhe pa e kërkuar unë më ftoi. Ai është kryeministri i Shqipërisë. Nëse secili prej nesh nuk e bën këtë në momentin që bëhet pjesë e trungut të partisë, PS-së do t’i thahen degët. Ndaj ne e kemi hapur partinë duke përfshirë edhe shumë të rinj që nuk kanë pasur asnjë aktivitet politik më herët, ose që vijnë nga bota akademike, ose bota e biznesit.
Piro Dhima ishte një zgjedhje e një njeriu që historia e jetës së tij është pikërisht historia e qafës së pazarit. Është historia e rilindjes urbane. Është prova më e mirë se si ti mund të shkosh si shumë gjirokastritë të tjerë që kanë jetuar e punuar në Greqi, dhe kthehet për të punuar në biznesin e familjes.
Ka një biznes shumë interesant, një nga hotelet më të mira të Gjirokastrës, me standarde, karakteristike e qytetit, një kartëvizitë shumë e mirë para se të futesh te qafa e pazarit, dhe në këto 10 vite e ka zgjeruar biznesin e vet me familjen dhe në zinxhirin e pjesës tjetër të sektorit të turizmit.
Kush më mirë se sa ai, mund ta tregojë, mund ta mbrojë, dhe të dëshmojë se si politika dhe qeverisja e PS ka transformuar jo vetëm bukurinë e qytetit, se qyteti i bukur ka qenë, edhe Qafa e Pazarit këtu ka qenë po ka qenë e rrënuar, dhe si ato bletët punëtore, edhe Piro është një nga këto bletët gjirokastrite, një bletë e Lunxhërisë, që kombinon shumë bukur Gjirokastrën, Lunxhërinë dhe Dropullin, dhe ka treguar se vetëm në këtë lloj vizioni mund të ecet përpara. Është modeli i mirë që flet me jetën e vet.

Mirela Kumbaro: Skuadra ime e Gjirokastrës!


Unë flas edhe si politikane sepse u bëra 12 vjet që u bëra në këtë mision, jo profesion dhe më vjen mirë që e kam Piron në krah, krahas edhe tre njerëzve të tjerë si Anila në Përmet, Tërmet Peçi në Tepelenë, dhe Shyqyri Hysi që vjen nga bota akademike e Gjirokastrës që vjen krejt si një prurje e re edhe në moshë edhe në përvojë edhe në mentalitet.”, tregon ministrja Kumbaro në intervistën për gazetaren Rudina Xhunga, nga sheshi “Çerçiz Topulli”./K.C/dritare.net