Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Shumë shpejt do të ketë fluturime nga aeroporti i Gjirokastrës!

Rama: Shumë shpejt do të ketë fluturime nga aeroporti i

Nga Gjirokastra, ku vijoi me turin e radhës elektoral, kryesocialsit Edi Rama foli për zhvillimin e truizmit në Gjirokastër por edhe në gjithë jugun e Shqipërisë, Rama pret që të rritet edhe me hapjen e aeroportit sezonal që është projektuar të ndërtohet në Gjirokastër. Ai shprehet i bindur se brenda vitit 2030 do ketë fluturime nga aeroporti i Gjirokastrës.

“Aeroporti i Gjirokastrës, që sot është një areroport funksional për aktivitete sportive, ka rezultuar që të ketë pika më ideale për të bërë aeroportin turistik të jugut. Ne u nisëm me projektin e Sarandës, bëmë dhe garë, nuk rezultoi e sukseshme, kemi marrë konsulencë ndërkombëtare, kanë parë të gjitha parametrat e korridoreve të ajrit dhe duke pasur këtë lidhjen e shkurtër dhe të shpejtë mes Gjirokastrës dhe bregdetit, rezulton që pika më ideale për të ndërtuar aeroportin është Gjirokastra. Dhe projekti, koncepti, është gati. Nuk është aeroport i madh si Vlora, është sezonal. Kemi besim që në Shqipërinë 2030 do ketë fluturime që ulen dhe ngrihen nga aeroporti i Gjirokastrës”, tha Rama./E.P-dritare.net