

Thumbat në emisionin ‘Përputhen’ nuk kanë të mbaruar. Konkurentja Ana Kauri në ditën e publikimit të skandalit postoi një video me këngën e Dafina Zeqirit, “Zili zili” duke kënduar “Ju kanë rrejt, ju kanë bo budall”. Sot ajo ka reaguar përsëri. Kësaj rradhe thumbi ka qënë i drejtpërdrejtë me Tean. Ajo ka publikuar në Instagram një pjesë të shkurtër nga episoidi ku Tea dhe Andi kishin takim me njëri-tjetrin dhe atë ditë ajo dhe Tea patën një përballje. Ana ishte shprehur se i dukej se mes tyre nuk kishte asnjë lloj pëlqimi, sepse në të kundërt ata do të dilnin bashkë si çift nga emisioni prej kohësh. Tea iu kundërvu asaj që tha Ana, duke e cilësuar si xheloze. Ana Kauri ka shkëputur pikërisht këtë pjesë dhe ka shkruar përkrah videos “Ana ti je thjesht xheloze!”, me disa emoji duke qeshur. /S.F.-dritare.net


















