
Rama: Asnjë i huaj nuk i ka bërë keq Shqipërisë aq sa i ka bërë bufi
E Shtunë 3 Maj 2025, 18:06
Dritare.net
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot takimin përmbyllës elektoral në Sarandë. Kreu i qeverisë në fjalën e tij i kushtoi rëndësi rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, që është edhe premtimi ku është orientuar kjo fushatë elektorale.
Kryeministri në fjalën e tij tha se integrimi është përtej partive, por se në BE Shqipërinë mund ta çojë vetëm PS.
Në fjalën e tij kryeministri tha së asnjë i huaj nuk i ka bërë Shqipërisë, të keqen që i kanë bërë njerëzit e mbrapshtë të këtij vendi, duke iu referuar kundërshtarëve politikë./L.F-dritare.net

















