Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Shoqe e ngushtë me Diellzën? Motra e Gjestit reagon ashpër

Shoqe e ngushtë me Diellzën? Motra e Gjestit reagon ashpër
Motra e Gjestit, Blerina Kelmendi, ka reaguar ashpër ndaj lajmeve që po qarkullojnë në media ditët e fundit për marrëdhënien e saj me Diellzën, ish-partnerja e fituesit të "BBV".

Sipas spekulimeve që po komentohen kudo në rrjet dhe në emisione televizive, Blerina është shoqe e ngushtë me Diellzën, gjë që shpjegon edhe sjelljen e saj të ftohtë me Eglin, partneren aktuale të Gjestit.

Përmes një InstaSory, Blerina shprehu zhgënjimin ndaj këtyre thashethemeve që nuk kanë lidhje me realitetin.

Sipas saj, vajza që po përmendet nuk ka lidhje me këtë histori. Ajo theksoi se po përdoret imazhi i tyre vetëm për vëmendje dhe klikime.

"E pash lajmin duke qarkulluar në rrjetet sociale nga një x person që përdor emrin tim dhe të vajzës në fjalë, më vjen keq që përdoret vajza që s'ka të bëjë me këtë histori dhe i lidhin gjërat që skanë të bëjnë me realitetin.

Në ditët e sotme cënohet privatësia dhe mundohen të përdorin imazhin e personave vetëm për VËMENDJE dhe disa KLIKIME.

Është për të ardhur TURP nga persona që shpikin informacione ku përfshihen shumë shumë vajza me emrin DJELLZA", shkruan Blerina në story./K.C/dritare.net

Shoqe e ngushtë me Diellzën? Motra e Gjestit reagon ashpër