Taylor Swift mund të padisë Elon Musk për ngacmim seksual!
Dritare.net
Mbështetja që i bëri superylli Taylor Swift, kandidates demokrate Kamala Harris në garën presidenciale ka shkaktuar bujë të madhe anembanë botës.
Si pjesë e mbështetjes së saj, Swift i referohet vetes si “Zonja mace pa fëmijë,” një term që Trump ka përdorur për Harris.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte reagimi i Elon Musk, duke thumbuar Swift ku shprehej: Ok, Taylor… Ke fituar… Do të të jap një fëmijë dhe do të kujdesem për macet e tua me jetën time.
Kjo deklaratë shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale dhe po komentohet gjatë. Reperja Azealia Banks mendon se Taylor Swift duhet të padisë Elon Musk për ngacmim seksual pasi ai në mënyrë të çuditshme ofroi për ta lënë shtatzënë.
Vetë Swift nuk ka reaguar ende ndaj postimit të Musk në X dhe nuk ka asnjë shenjë se ajo po planifikon të ndërmarrë veprime ligjore kundër tij./M.K-dritare.net