
Taylor Swift: Unë jam zonja pa fëmijë, me mace që do mbështes Kamala Harris! Postimi që po bën xhiron e botës!
Dritare.net
Taylor Swift shprehu mbështetjen ndaj Kamala Harris në garën e saj për presidente të SHBA-ve, pak momente pas përfundimit të debatit presidencial të së martës mbrëma përballë Donald Trump. Në instagramin e saj, një llogari me thuajse 300 milionë ndjekës, mesazhin e plotë ku shpreh pse nuk do të mbështesë Trump por Harris shoqërua me një foto të vjetër të saj me mace. Jo pa qëllim. Kjo ishte një përgjigje për skuadrën e Trump, pasi në 2021 James David Vance i cili tashmë është kandidati i Trump për nënpresident, tha për shumë gra demokrate se “ato janë një tufë zonjash pa fëmijë, me mace. Ato kanë një jetë të mjerë”, ishte deklarata e bujshme e Vance, e cila mori përgjigje nga Swift, 3 vjet më pas.
“Si shumë prej jush edhe unë e pashë debatin sonte. Nëse nuk e keni parë, unë mendoj se duhet të ndiqni qëndrimin e secilit kandidat për çështje të rëndësishme në vend. Si votuese unë mundohem të lexoj gjithçka për politikat dhe planet që kandidatët në zgjedhje propozojnë për vendin tonë. Kohët e fundit u bëra e vetëdijshme se inteligjenca artificiale, kishte prodhuar një Taylor Swift të rreme, për të mbështetur kandidimin e Trump në këto zgjedhje. Postimi ishte shpërndarë edhe në rrjetet e Trump. Kjo më ngjalli frikë por edhe më bëri të kuptoj se duhet të jem shumë transparente me planet e mia aktuale për këto zgjedhje, si votuese. Mënyra më e thjeshtë për të luftuar dezinformimin është me të vërtetën.
Unë do të votoj për Kamala Harris sepse ajo lufton për të drejtat dhe kauzat që janë të drejta. Unë besoj se mund të kemi një vend me të mirë nëse udhëhiqemi nga qetësia dhe jo nga kaosi dhe unë besoj se Harris është një udhëheqëse e palëkundur dhe e talentuar”, shkruan Swift në postimin e saj në instagram që ka marrë 6 milionë pëlqime. Postimi i Swift erdhi pas një debati të zjarrtë presidencial 90-minutësh, gjatë të cilit të dy kandidatët debatuar për çështje të tilla si të drejtat e abortit, ekonomia dhe emigracioni./L.F-dritare.net

















