
Deklarata seksiste e Elon Musk për Taylor Swift: Unë do të jap një fëmijë!
Dritare.net
Në një mënyrë ironike, keqdashëse dhe seksiste, ylli i popit Taylor Swift u përball me "Mr.Tesla", Elon Musk, disa orë pasi deklaroi se do të votonte për Kamala Harris-in në zgjedhjet e ardhshme.
"Nice Taylor... Ti fiton... Unë do të të jap një fëmijë dhe do t'i mbroj macet e tua me jetën time.", shkroi Musk, i cili duket sikur po kërkon një pozicion të lartë në administratën Trump, nëse Kamala Harris mundet në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Ylli amerikan i popit shprehu sot publikisht preferencën e saj për presidentin e zgjedhur demokrat në largim Joe Biden.
Për më tepër, duke iu referuar një komenti të mëparshëm nga ndihmësi i besuar i Trump, J.D. Vance, të cilin ai po e emëron si zëvendëspresident në administratën e tij, ajo e quajti veten me humor si një "pronare macesh pa fëmijë". Pastaj Elon Musk bëri këtë postim kundër Swift në platformën X.
Vihet re se Musk ditët e fundit është bërë thuajse zëdhënësi i ish-presidentit republikan i cili kandidon për rizgjedhje në SHBA. Trump dhe Musk u zunë keq më parë dhe ky i fundit i ndaloi ish-presidentit aksesin në Twitter. Por Musk e ndryshoi qëndrimin e tij ndaj Trump dhe vendosi ta mbështesë në fushatën zgjedhore duke i hapur rrugën atij në platformën X (dikur Twitter)./K.C/dritare.net

















